Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, është një lojtar që ska respekt për shokët e skuadrës, sipas drejtorit të katalanasve, Pep Segura.
Ish-lojtari i Juventusit dhe Bajernit është kundër Rakitiç, Kutinjos, Artur dhe Rafinja për një vend titullari në mesfushë. Ai kohët e fundit e publikoi zhgënjimin e tij në rrjetet sociale, duke ironizuar pas ndeshjes kundër Totenhamit.
Drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, Pep Segura, tha për mediet spanjolle: “Një profesionist duhet të tregojë respekt për shokët e tij të ekipit, për dhomën e zhveshjes dhe për trajnerin, edhe nëse vendimet që merren nuk janë gjithmonë ato që ai pret.”
“Vidal e di se ai ka bërë një gabim dhe se atij i mungon respekti për shokët e tij, jam i sigurt se do të ndryshojë”,- tha Segura.