Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat u luajtën të gjitha në një orar (20:45). Ndeshja kryesore ishte padiskutim ajo mes Belgjikës dhe Zvicrës, që dhuroi shumë emocione. Pas një pjesë të parë të vakët, belgët arritën të shënojnë në fillimin e së dytë, falë Lukakut.
Por Zvicra nuk do të dorëzohej dhe do të barazonte 15 minuta nga fundi. Gjithsesi, “Helvetët” u ndëshkuan sërish nga i njëjti futbollist. 6 minuta nga fundit, Lukaku iu dhuron fitoren “Djajve” belgë.
Kroacia dhe Anglia, gjysmëfinalja e përsëritur e botërorit, u mbyll pa gola. As ballkanasit, e as “Tre Luanët” britanikë nuk arritën të gjenin golin, duke ndarë nga një pikë.
Rezultatet e plota:
Belgjikë – Zvicër 1-1 (Lukaku 58′ 84′ / Gavranovic 76′)
Kroaci – Angli 0-0
Austri – Irlandë V. 1-0 (Arnautovic 71′)
Estoni – Finlandë 0-1 (Puki 90′)
Greqi – Hungari 1-0 (Mitroglu 65′)
Bjellorusi – Luksemburg 1-0 (Saroka 43′)
Moldavi – San Marino 2-0 (Ginsari 31′ 67′)