Shqipëria po kryen stërvitjen e fundit para sfidës së nesërme në Izrael. Trajneri Kristian Panuçi, ka preferuar që edhe stërvitjen e fundit ta kryejë në tokën shqiptare, para se rreth orës 14:30, të nisen me një fluturim charter drejt Tel Avivit.
Seanca e fundit nuk i ka ngarkuar shumë lojtarët, dhe janë kryer disa ushtrime të lehta për ekipin. Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, për shkak të disa problemeve, ka lënë grumbullimin, dhe vendin e tij e ka zënë Elhan Kastrati i Shpresave, që po ashtu ka lënë grumbullimin me ekipin e Bushit.
Konferenca e zakonshme për shtyp e trajnerit Kristian Panuçi dhe kapitenit Mërgim Mavraj, do të mbahet në orën 19:45 në stadiumin “Toto Turner”, ku dhe do të luhet takimi./Panoramasport.