Sonte në 20:45/ Kuqezinjtë të gatshëm për ndeshjen me Izraelin

Diel, 14 October 2018 12:45

Vetëm 4 ditë pas miqësores së “Elbasan Arenës” me Jordaninë, Kombëtarja Kuqezi është gati tashmë për t’u përballur me Izraelin në Ber Sheva, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve, një kompeticion nëpërmjet të cilit mund të sigurohet bileta e pjesëmarrjes në Euro 2020.

Panuçi u shfaq mjaft I lumtur në konferencën për shtyp dhe ka arsye për të qenë I tillë, pasi tashmë lojtarët në dispozicion të tij kanë një gjendje fizike dukshëm më të mirë sesa në qershor apo në shtator.

Një pjesë e mirë e futbollistëve të projektuar për të luajtur titullarë, kanë luajtur rregullisht me skuadrat respektive, ndërsa është përmirësuar ndjeshëm forma e lojtarëve si Mavraj dhe Grezda, prej të cilëve pritet vërtetë shumë.

Në grupin 1 të Ligës C, ku bën pjesë Shqipëria, gjithçka është e balancuar, pasi të tre skuadrat kanë grumbulluar nga 3 pikë në dy ndeshjet e para të luajtura dhe gara për vendin e parë është e hapur tërësisht.

Kuqezinjtë kanë në favor faktin që vetëm pak ditë më parë Izraeli zhvilloi një ndeshje shumë impenjative ndaj Skocisë, ku fitoi me vuajtje 2-1 dhe natyrisht që lodhja në atë takim, mund të ndikojë sonte në përballjen me skuadrën e Panuccit.

Nga ana tjetër, duke qenë se ndeshjen e fundit në grup kuqezinjtë do ta luajnë në shtëpi përballë Skocisë, është mjaft e rëndësishme që në sfidën e sotme në Izrael, të mos humbin, teksa edhe një pikë në këtë transfertë, do të ishte mjaft e rëndësishme.

Sa i përket formacionit, Panucci pritet të hedhë në fushë lojtarët që ka më në formë, teksa në portë do të rikthehet Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jenë Hysaj në të djathtë, Mavraj e Gjimshiti në qendër dhe Binaku në të majtë, ndonëse ka një balotazh të lehtë me Lenjanin.

Mesi I fushës pritet t’u besohet të njëjtëve lojtarë që luajtën titullarë edhe në sfidën e parë ndaj Izraelit, në “Elbasan Arena”, pra Migjen Bashës, Taulant Xhakës dhe Ledian Memushajt, që të tre me mjaft eksperiencë dhe me shumë minuta në këmbë.

Në sulm titullar do të luajë Bekim Balaj, i cili ka parakaluar Rey Manajn, falë eksperiencës më të madhe, ndërsa në ndihmë të tij do të jenë Eros Grezda, që po rigjen formën më të mirë dhe me shumë gjasa Myrto Uzuni. Gjithsesi beratasi që është debutues në Kombëtare, do të rivalizojë deri në minutat e fundit me Enis Gavazajn për një vend në formacion.

Sfida Izrael-Shqipëri do të startojë në orën 20:45. /SS/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...