Të gjithë gabojnë por e rëndësishme është që ta rregollojmë atë gabim dhe një mundësi e dytë i jepet të gjithëve. Kjo që i ka ndodhur Emanuel Santos, skulptorit që një vit më parë realizojë bustin e CR7, me rastin e ceremonisë së inaugurimit të aeroportit ‘Cristiano Ronalldo’ në Madeira.
Skulptura e futbollistit u bë e famshme edhe për shkak të polemikave dhe kritikave që ngjalli për mungesën e ngjashmërisë me futbollistin portugez.Kështu atij i ju dha sërisht mundësia për të ribërë bustin e CR7.
Kjo sfidë mund të quhet e fituar nga Emanuel Santos, duke parë që vepra e re ka marrë konsense edhe nga vetë Ronaldo.
“Ishte i gabuar kalimi në Bronx ka shpjeguar skulptori. Cristiano gjithashtu ka kërkuar që të hiqen rrudhat në sy për tu dukur më i ri. Edhe pse si ka pëlqyer të gjithëve, asnjë artist nuk arrin ti kënaqë të gjithë”, thotë Santos.