Një nga lojtarët më premtues të kombëtares kuqezi, i cili u grumbullua nga Christian Panuçi për dy takimet, atë kundër Jordanisë dhe kundër Izraelit, Enea Mihaj, i cili mori vendin e Elseid Hysajt në takimin kundër Jordanisë, u dëmtua dhe la fushën e lojës.
Në mënyrë të menjëhershme ai kreu ekzaminimet dhe u pa që kishte dëmtim të meniskut. Kështu, lojtari iu nënshtrua operacionit dhe do të qëndrojë 6 deri në 8 javë jashtë fushës. Megjithatë duhet të shikohet me imtësi faza e riaftësimit të lojtarit, e cila është mjaft e vlefshme për të ardhmen e tij.
Mihaj, 20 vjeç, është një nga lojtarët më premtues të Panaitolikos në Superligën e Greqisë. Deri më tani kishte luajtur në 6 ndeshje si titullar, por fati i keq në debutimin me Shqipërinë do të ndikojë jo pak në karrierën e tij. Megjithatë, duke qenë se mosha e tij është e re, premton që lojtari të riaftësohet shpejtë.