Barcelona po mendon të rikthejë Neymarin në klub

E mërkurë, 17 October 2018 11:55

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, shkruan se ylli i Paris Saint-Germainit Neymar është i gatshëm të kthehet në Barcelonë në të ardhmen. Mundo raporton se sulmuesi ia ka ofruar shërbimet ish-klubit të tij në disa raste dhe se kampionia e Spanjës tani është duke e konsideruar arritjen e një marrëveshjeje për të.

Pas një vere në të cilën ylli brazilian u përfol si galaktiku i radhës i rivalit të përjetshëm të Barçës, Real Madridit, situata duket se tani ka marrë një kthesë të papritur.

Gazeta spanjolle në faqen kryesore të ballinës ka vendosur këtë lajm me titullin: “Neymari nuk është i pamundur”. Ky pohim është bazuar kryesisht në faktin se vetë lojtari ka bërë të qartë gatishmërinë e tij për t’u kthyer në “Camp Nou”, duke e bërë Barcelonën ta konsiderojë mirë opsionin që më parë nuk ka qenë në tavolinë.

“Barça nuk po e hedh poshtë më. Drejtuesit e klubit do të kërkojnë ta arrijnë marrëveshjen vetëm nëse stafi i trajnerëve e jep dritën e gjelbër”, shkruan Mundo Deportivo, duke e hedhur topin në anën e Ernesto Valverdes.

Nëse trajneri i Barcelonës e aprovon, atëherë klubi do t’i nisë negociatat për ta kthyer brazilianin në Katalonjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...