Të rritesh pa dashurinë e babait është një nga ndjenjat më të dhimbshme për një fëmijë.
Një situatë tepër e trishtë, të cilën e kanë kaluar edhe dy vëllezërit, Theo dhe Lucas Hernandez. Historinë e ka zbuluar vetë Lucas, që ka pohuar se nuk e ka parë babanë e tij, Jean Francois Hernandez për më shumë se një dekadë. Për "Le Parisien" 22 vjeçari i Atletico Madrid ka shprehur falenderime për mamanë e tij, e cila luftoi me çdo vështirësi për të plotësuar ëndërrën e fëmijëve të saj: të bëhen futbollist profesionist.
"I kam borxh gjithçka. Ishte ajo që na drejtoi drejt fushave të blerta, mua së bashku me Theo. Ajo ishte edhe si një baba për ne, prej të cilit nuk kemi dëgjuar për 12 apo 13 vjet, madje as pas fitores së Kupës së Botës. Tani që jam një baba, unë jam edhe më i vetëdijshëm për atë që ka bërë, se ai nuk ka arritur të bëj kurrë rolin e babait të tij.
"Ajo që unë nuk mund ta imagjinoj është të heq dorë nga djali im. Nuk do ta bëja kurrë, madje edhe nëse unë duhet të fle nën një urë për lumturinë e djalit tim, unë do të flija."-pohon Lucas.
Edhe pse karrierat e tyre profesionale kanë shkuar në drejtime të ndryshme, Lucas vazhdon:
"Ne kemi pasur momente të vështira, por ne kemi qenë gjithmonë së bashku dhe kur më duhej, unë isha atje. Unë jam vëllai dhe idhulli i tij më i madh. Ka qenë gjithmonë një lidhje e ngushtë midis nesh. Ai është vëllai im i vogël dhe shoku im më i mirë, dhe madje edhe sot lidhjet tona janë shumë të forta."-tregon ai.
Viti 2018 ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për Lucasin, por lojtari ka pranuar se ai e ndryshoi atë si person . "Djali im Martin ka ndryshuar jetën time, mënyrën time të të menduarit, për të parë botën, para se të mendoj vetëm për veten time dhe tani gjithçka që bëj unë është për të", shtoi ai. "Unë nuk jam më i njëjti njeri. Muaj më parë as që e dija se do të shkoj në Kupën e Botës, por sot jam kampion bote dhe baba."-përfundoi Lucas, i cili në sezonin që lamë pas u shpall fitues i Europa League dhe Superkupës së Europës me Atletico Madrid dhe kampion bote me Francën, pas triumfit në Rusi 2018.