Shkodra denoncon Empolin dhe do 50 mijë euro për Hysajn

E mërkurë, 17 October 2018 20:49

Elseid Hysaj nuk i hodhi hapat e parë në futboll me Vllazninë, por me klubin privat të themeluar dy dekada më parë, KF Shkodra. Pas tetë vitesh stërvitje me këtë skuadër, mbrojtësi firmosi për herë të parë si profesionist me klubin e Empolit në Itali. Mirëpo, sipas pretendimeve të presidentit të KF Shkodra, Taip Piraniqi, italianët nuk e kanë bërë pagesën e kompensimit për tetë vjet që Hysaj është stërvitur me këtë skuadër. Bëhet fjalë për një shumë prej 50 mijë eurosh dhe siç raporton “Panorama Sport” se trajneri i njohur shkodran hedh dritë mbi atë që ka ndodhur disa vite më parë. Sipas Piraniqit, çështja e tarifës së kompensimit të lojtarit të trajnuar nga KF Shkodra ka shumë dyshime që ngre hije skandali.

• HISTORIA E ELSEIDIT

“Pas denoncimeve që kemi bërë për tarifën e kompensimit që kemi kërkuar për Sindrit Gurin, ne si klub kemi edhe rastin e lojtarit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, që sot është pjesë e Napolit. Hysaj është stërvitur vetëm te KF Shkodra në Shqipëri për 8 vjet radhazi. Pas largimit nga ekipi ynë, ka shkuar për 1 vit te Fiorentina, por pa kontratë. Pas një sezoni, ai ka nënshkruar me klubin e Empolit. Në atë kohë, duke mos pasur asnjë informacion për këto përfitime, kemi humbur të drejtën e kërkimit të tyre sipas rregullave që ka UEFA dhe FIFA. Sipas kësaj rregulloreje, klubi i Empolit në momentin që KF Shkodra nuk i ka kërkuar tarifën e kompensimit për tetë vjet stërvitje, duhet të derdhte te Federata Shqiptare e Futbollit shumën përkatëse që na takonte, por që nuk e ka bërë. Mirëpo, ne kemi gjetur një dokument përmes një studioje avokatie në Itali se Empoli ka dërguar në Shqipëri një shumë prej 50 mijë eurosh. Në këtë situatë, ne nuk kemi informacion se kujt ia kanë dërguar këtë shumë”, është shprehur fillimisht kreu i klubit.

• SITUATA DHE PADIA

“Tashmë, problemi në lidhje me çështjen e Hysajt nuk mund të ndiqet nga UEFA dhe FIFA, por vetëm nëpërmjet gjykatave në Itali dhe për këtë i është bërë një kërkesë zyrtare Empolit. Kemi pyetur klubin italian se mbi çfarë dokumenti kanë bërë kontratën me Elseid Hysajn. Pra, ai dokument duhej të lëshohej vetëm nga klubi ynë. 50 mijë euro në adresë të kujt janë nisur në Shqipëri? Sepse, si rrjedhojë e asaj kontrate, do të ketë edhe xhirime të tjera në euro. Deri në këtë moment që po flasim, nuk kemi marrë një përgjigje konkrete nga Empoli. Kjo situatë na krijon dyshime dhe mendoj se jemi përpara një skandali të madh. Studioja në Itali është duke mbledhur materiale për të bërë një padi penale dhe për ta rikthyer çështjen në kohë. Edhe pse KF Shkodra që drejtoj nuk ka emrin e madh, traditën dhe kontributin si shumë klube të tjera, e them me krenari se në vitet e fundit nuk e di se cili ekip në Shqipëri ka prodhuar kaq shumë talente sa akademia jonë. Kemi zbuluar lojtarë të Kombëtares si Hysaj, Guri, Hebaj dhe Vajushi, por edhe shumë të tjerë që luajnë në nivele të larta qoftë në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Bëhet fjalë për futbollistë që janë stërvitur me ne së paku 6 vite. Ne thjesht kërkojmë vetëm atë që na takon, pra, atë që është shkruar e zeza mbi të bardhë në rregulloret dhe ligjet e UEFA-s e FIFA-s”, përfundoi presidenti i klubit privat shkodran.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...