Rrallëherë ndodhë që një futbollist të luajë më shumë minuta për Kombëtaren e tij sesa për klubin, por rasti i mesfushorit të Barcelonës dhe Kombëtares së Kilit, Arturo Vidalit, është pikërisht i tillë.
Zakonisht, performancat e mira me klubin bëjnë që një lojtar të ftohet edhe nga trajneri i Kombëtares. Megjithatë, Vidali ka luajtur më shumë minuta, saktësisht 75, me Kombëtaren e Kilit se me Barcelonën.
Mesfushori ka luajtur në gjithsej gjashtë ndeshje të La Ligës, në Superkupës e Spanjës kundër Sevillës dhe në dy ndeshjet në Ligën e Kampionëve kundër PSV-së dhe Tottenhamit, por ai nuk ka arritur ta zë vendin e parë me performancat e tij.
Në fakt, ai është emëruar në formacionin e parë në vetëm dy ndeshje të La Ligës, një herë kundër Gironas dhe herën tjetër kundër Athletic Bilbaos. Ai ishte zëvendësuar në pjesën e dytë të të dyja këtyre ndeshjeve.
Në ndeshjet e shtatorit, Vidali luajti 74 minuta për Kilin kundër Koresë së Jugut, ndërsa në ndeshjet e këtij muaji, ai startoi kundër Meksikës dhe Perusë. Me Kombëtaren e Kilit, ai ka luajtur gjithsej 254 minuta, 75 minuta më shumë se me Barcelonën.