FIFA: E ardhmja e ndritur e Kosovës

E Enjte, 18 October 2018 18:16

Kosova e shpalli Pavarësinë rreth dhjetë vjet e gjysmë më parë, por iu deshën rreth tetë vite të tjera para se Kongresi i FIFA-së ta mirëpriste vendin e vogël Evropian në familjen botërore të futbollit, nis artikullin për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll FIFA.com.

E me shpejtësi të madhe në vjeshtën e këtij viti Kosova ia ka caktuar vetes disa synime ambicioze, dhe është rrugës drejt suksesit. Po, ishin të vështira ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2018, duke arkëtuar vetëm një pikë (ndaj Finlandës) në dhjetë ndeshje, por kjo edhe pritej, sipas FIFA-së, duke marrë parasysh rivalët në grup që kishte, përfshirë këtu Kroacinë, Turqinë, Islandën dhe Ukrainën, transmeton Koha.net.

“Thjesht duhet ta kujtoni se nuk kishin asgjë me të cilën të fillonim”, shprehet kapiteni i Kosovës Samir Ujkani për FIFA.com. “Federata jonë ka bërë një punë të jashtëzakonshme në vitet e fundit. Tani kemi stadiumin, dhe kemi ligën tonë. Tani mund ta zhvillojmë stilin tonë të lojës, dhe lojtarët tanë po bëjnë më shumë përvojë”.

“Dardanët” po vazhdojnë ngritjen në renditjen e FIFA-së, dhe fitoren e parë kompetitive e kishte regjistruar ndaj Ishujve Faroe me rezultat prej 2 me 0 në Ligën e Kombeve, derisa kanë mposhtur edhe Maltën me rezultat prej 3 me 1, një barazim pa gola ndaj Azerbajxhanit, dhe barazimi prej 1 me 1 në udhëtim tek Ishujt Faroe. Nën udhëheqjen e trajnerit Bernard Challandes, që zëvendësoi Albert Bunjakun rreth një vit më parë, Kosova aktualisht është lider i Grupit D3, dhe shpreson të ngritet në Ligën C.

“Do të jemi shumë të lumtur me atë, dhe madje mendoj se mund të hyjmë në top 100 në renditjen e FIFA-së pas disa muajve”, shprehet Ujkani. “Ky është synimi ynë kryesor, dhe pas kësaj do të vendosim objektiva të reja”.

Ujkani shprehet se puna e tij është që të mbajë lart shpirtin e skuadrës.

“Puna ime kryesore është që të mbajë lart shpirtin e ekipit, pasi kemi sukses kur kemi poizitivitet brenda skuadrës”, thotë kapiteni i Kosovës. “Por, kjo jo gjithmonë funksionon në aspektin afatshkurtaë, porduhet të punojmë si ekip dhe të jemi të bashkuar në aspektin afatgjatë. Madje edhe kur lojtarët e rinj janë të ulur në stol, iu flas dhe provoj të krijoj atmosferë pozitive. Jemi si familje. Në dy apo tre vitet e ardhshme Kosova do të ketë përparuar mjaftueshëm sa një ditë të fitojë një grup kualifikues për një turne të madh”.

UEFA EURO 2020 është një ëndërr të cilën Kosova është e prirur ta shndërrojë në realitet, transmeton Koha.net.

“Në ditët e para fansat tanë nuk kishin durim dhe menduan se do të fitonim menjëherë kualifikimin për në Botëror”, thotë Ujkani, që mbron ngjyrat e klubit turk Caykur Rizespor, duke shtuar se, “askush nuk mund ta priste një gjë të tillë. Kjo është një lakore e madhe për ne për të mësuar – për të punuar kur duhet të sulmohet kundërshtari dhe kur të mbrohemi. Kundër Azerbajxhanit disa javë më parë vetëm larguam topin për disa minuta për të përballuar presionin e kundërshtarit. Ai ishte një mësim i madh për mua dhe ekipin tim. Tani rrezikojmë më pak dhe po rrisim balancin ndërmjet sulmit dhe mbrojtjes”.

“Liga jonë gjithashtu po na ndihmon jashtëzakonisht me këtë. Lojtarët po rriten në rolin e tyre dhe po sfidohen në klubet e tyre, dhe kjo gjithashtu po i sjellë përfitime edhe ekipit të Përfaqësueses”, shprehet Ujkani.

“Me top 100 në pamjen e tyre, Evropianin në mendjen, janë caktuar synimet ambicioze dhe pritshmëritë janë rritur, nuk ka asnjë dyshim se Kosova është një ekip në ngritje”, shkruan FIFA.com.

E kur Ujkani është pyetur se ndaj cilave kombëtare do të donte të përballej një ditë, 30 vjeçari ka deklaruar se, “Brazili apo Argjentina. Definitivisht do të kemi rastin të luajmë ndaj top kombëtareve evropiane në kualifikimet për Evropian, por një duel ndaj Leo Messit apo Neymarit dhe yjeve të tjerë do të kishte një vëmendje jashtëzakonisht të madhe për vendin tonë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...