Mesa duket ky sezon është një nga më të vështirët për Karim Benzema. Në fushë gjërat nuk i shkojnë mirë. Pas nisjes së kampionatit, goli i fatit që nuk ka mbërritur dhe disa lëndime që e bëjnë këtë sezon mjaft të komplikuar.
Por sikur të ishte vetëm çështja e fushës ai do të kishte një problem më pak. Për Benzema-në flitet shumë dhe pas një zënke me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, ku rikthimi në kombëtare është pothuajse i pamundur, lojtari i Real Madridit tashmë ka dhe të tjera probleme. Sipas lajmit të “Marca”-s, francezi është i përfshirë në një përpjekje të rrëmbimit me dhunë të një personi.
Sipas mediave transalpine, ish-prokurori i Karim Benzema, Leo De Souza, thuhet se ka akuzuar për dhunë dhe rrëmbim Karim Benzema-në. Mësohet se lojtari është përfshirë në një sherr gjatë ndeshjes PSG – Lyon. Aty ndodhi një përplasje, ndërkohë që agresorët dolën nga një furgon, i cili dukej i ngjashëm me atë që përdor lojtari i Real-it. Ngjarja ka shkaktuar mjaft zhurmë, ndërkohë që akuzat ndaj sulmuesit duhen zbardhur, pasi kjo ngjarje është regjistruar dhe në stacionin e policisë në Nanterre.
Kjo ngjarje, e cila tashmë është bërë virale në mediat e ndryshme, patjetër që ka marrë dhe vëmendjen e Benzema, i cili në rrjetet sociale nuk ka vonuar që të japë dhe reagimin e tij. “Një i afërm i Benzema prek krahun e De Souza dhe ky është rrëmbyer. De Souza është rrahur, por nuk mungon një ditë të vetme në punë. De Souza thotë se në furgon ishte Benzama, por hetuesit e përgënjeshtrojnë këtë ide. A është serioze kjo botë?”. Pavarësisht ndërhyrjes së sulmuesit, pritet që kjo ngjarje të zgjasë duke e përfshirë “bomberin” në një tjetër situatë të zezë të karrierës