Anësori i Milanit Suso ka rrëfyer se rivali Interi e kishte kërkuar në vitin 2017 dhe në verën e vitit 2018, por insistoi se qëllimi i tij gjithmonë ka qenë të qëndrojë në Milan.
Në verë u raportua se agjenti i Susos kishte biseduar me Interin, por derisa spanjolli e konfirmoi interesimin e zikaltërve, ai e bëri të qartë se zemra gjithmonë i ka rrahur për kuqezinjtë.
“Ata më deshën në vitin 2017 dhe madje edhe në verën që sapo kaloi, por nuk kam menduar asnjëherë për ta ndryshuar klubin”, tha Suso para debrit della Madonnina.
“Jam i lumtur që kam qëndruar. Jam rritur me Gattuson. U habita kur Mirabelli tha publikisht se nuk dinte për ofertën e zikaltërve”, shtoi ai.