Arsene Wenger dëshiron me gjithë qejf t’i rikthehet futbollit duke marrë drejtimin e njërit prej dy gjigantëve të futbollit botëror, Bayern Munichut apo Real Madridit, raporton Le Parisien.
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e konfirmoi ditë më parë se nga fillimi i vitit të ardhshëm do t’i rikthehet zejes së trajnerit, pas më pas se një viti pushim.
Francezi ka opsione të panumërta para vetes, me ekipin kombëtar të SHBA-së apo një rol të ngjashëm në Kinë që e presin, derisa Paris Saint-Germain e synon atë në rolin e drejtorit sportiv.
Wengeri, megjithatë, e dëshiron rolin e trajnerit në një klub të madh evropian, me Bayernin apo Realin si në listën e të preferuarve të tij.
Wengeri i kaloi plot 22 vite si trajner i Arsenalit, para se të largohej në fund të sezonit që lamë pas.