Një trupë arbitrash shqiptarë do të drejtojë një nga ndeshjet e grupeve të Europa League.
Enea Jorgji do të drejtojë takimin mes AEK Larnaca dhe Ludogorets, që do të luhet të enjten e ardhshme. Gjyqtari do të ketë asistentë të tij Denis Rexhën dhe Redi Avdon (anësorë), ndërsa pas portave do të jenë sërish dy arbitra shqiptarë, Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta. Gjyqtar i katërt, Ridigert Çokaj.
Vendimi i UEFA-s për t’i besuar drejtimin e një ndeshjeje të nivelit të tillë një trupe shqiptare është padyshim edhe vlerësim për punën e arbitrave tanë, edhe pse shpesh të kritikuar.