Kanë përfunduar takimet e Kategorisë së Parë të grupit A. Vllaznia ka arritur të fitojë minimalisht me rezultatin 1-0 me gol të Hajdarit përballë Erzenit. Një fitore që i mban ata bindshëm në vendin e parë. Fitore 2-0 ka marrë edhe Dinamo përballë Vorës. Ndërkohë Iliria ka marrë një fitore bindëse në shtëpinë e Burrelit. Besëlidhja ka mposhtur Shënkollin. Më poshtë edhe rezutlatet e takimeve.
U luajtën sot 5 takimet e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Parë. Dominim i skuadrave vendase, të cilat kanë bërë ligjin në shtëpi. Skuadra e Pogradecit arriti të mposhtte në një ndeshje të ekuilibruar Apoloninë e Fierit me një gol të shënuar në fund nga lojtarit Shkullaku.
Ndërsa ndeshja midis Lushnjes dhe Bylisit e cila ishte shumë e luftuar u vendos vetëm në minutën e 90-të ku ballshiotët shënuan golin e fitores me Doseh. Nga ana tjetër Elbasani vazhdon me rezultatet negative, duke u mundur edhe nga Besa me rezultatin 1 me 0.