Skënderbeu apo Partizani, cila skuadër do jetë kampionia e javës?

Diel, 21 October 2018 12:22

Superliga do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për vendin e parë të kategorisë, ku Skënderbeu do të presë Kamzën dhe Partizani gjirokastritët e Luftëtarit.

Ndeshja e Skënderbeut ndaj Kamzës do të zhvillohet në orën 14:00 ku korçarët do të synojnë fitoren e radhës.

Orges Shehi do të ketë mundësitë të bazohet te një organikë e plotë dhe të zgjedhë më të mirët për këtë sfidë, ndërsa synimi është që ekipi të mos humbë ritmin e kryesuesve të kampionatit.

Ndërsa nga ana tjetër, Kamza vjen pas një sërë rezultatesh negative, që kanë vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e trajnerit Duro, ndërsa fitorja mungon që prej 15 shtatorit, përballë Kastriotit.

Ndeshja tjetër po kaq e rëndësishme është ajo që do të zhvillohet në orën 17:00, ku do jetë radha e Partizanit që të zbresë në fushë dhe të kompletojë një fazë të parë të nisur me humbje, por të vijuar në mënyrë thuajse perfekte.

Skuadra e Skënder Gegës do të presë në “Selman Stërmasi” Luftëtarin e trajnerit Mezani, në një sfidë që nuk pritet të jetë aspak e lehtë, për vetë pozitat e gjirokastritëve në renditjen e përgjithshme.

“Të kuqtë” duhet të bëjnë llogaritë me mungesën e portierit dhe kapitenit Hoxha, por pavarësisht kësaj, do të kërkojnë të ruajnë të paprekur rrjetën, pasi nuk pësojnë që nga java e parë në Korçë.

Partizani kryeson renditjen momentale me 19 pikë, ndaj një fitore përballë Luftëtarit do ta konsolidonte në krye, në prag të sfidës ndaj Skënderbeut, javën e ardhshme sërish në kryeqytet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...