Ylli i Houston Rocketsit, Chris Paul, dhe lojtarët e Los Angeles Lakers, Rajon Rondo e Brandon Ingram, mund të suspendohen pas një përleshjeje në parket.
Paul dhe Rondo goditën njëri-tjetrin me grushte, ndërsa edhe Ingrami u përfshi në një ngjarje të pazakontë në NBA.
Pasi lojtarët lanë parketin, një anëtar i familjes së Rondos u përplas me gruan e Paulit, Jadan.
Ndeshja ishte ndërprerë për dhjetë minuta teksa gjyqtarët e sqaruan gjithë ngjarjen.
Yjet e “Raketave” akuzuan Rondonin se kishte pështyrë në fytyrë Paulin.
Kjo ishte ndeshja e parë e LeBron Jamesit si vendas me LA Lakers. Në fund fitoi Houstoni me rezultat 115:124.