Ndeshja ndërmjet Prishtina Volleyt dhe Vushtrrisë, në elitën e volejbollit të Kosovës, ka mundur të jetë tragjike për volejbollistin e ekipit nga kryeqytetit Shkëlqim Ismajlin, raporton KTV.
Gjatë një aksioni në tentim për ta rikthyer topin në fushë, Ismajli, pësoi një lëndim në kokë, duke e humbur vetëdijen.
Në rastet si ky, mjeku do të duhej të ishte i pranishëm në sallë, që është obligim për ta siguruar çdo skuadër vendëse, por të dielën në sallën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të sporteve, mjeku mungonte.