Përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll, më 29 tetor, do të luajë kundër Zvcirës, që në radhët e saj ka plot pesë futbollistë shqiptarë.
Pjesë e Zvicrës janë shqiptarët Luan Abazi, Florent Shehu, Ardon Jasiri, Enis Fazlija dhe Adrian Bajrami.
Kosova është në grup me Zvicrën në kualifikimet për “Euro 2019” që mbahet në Irlandë.
Turneu i Grupit 5 do të mbahet në Qipro. Në Grupin 5 është edhe Skocia. Ndeshjen e parë, atë kundër Skocisë do ta luajë më 26 tetor, të dytën më 29 tetor kundër Zvicrës dhe të tretën më 1 nëntor kundër Qipros.
Shqipëria është në Grupin 8. Turneu i këtij grupi ku janë edhe Çekia, Norvegjia dhe Azerbajxhani do të zhvillohet në Shqipëri.