Momenti kritik te Bajern Mynih duket se ka kaluar. Bavarezët kanë marrë sot një fitore të rëndësishme 2-0 në Ligën e Kampioneve përballë AEK të Athinës dhe kanë bërë më të thjeshtë kalimin e tyre në turin tjetër, duke i dhënë mundësi Niko Kovaç që të punojë pak më i qetë në javët në vijim.
Bavarezët dominuan pjesën e parë duke krijuar shumë raste, por pa arritur të gjenin rrjetën. Në të dytën, kur vendasit dukej se po arrinin të mbanin më larg portës skuadrën gjermane, brenda pak minutash ndryshoi gjithçka. Martinez përfitoi nga një grushtim jo i sigurt i portierit për të kaluar në avantazh skuadrën e tij e vetëm dy minuta më vonë ishte Levandovski që dyfishoi shifrat.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur në orën 18:55, Jang Bojz barazoi 1-1 me Valencian. Spanjollët gjetën të parët golin me Batshuai, por u arritën në pjesën e dytë nga penalltia e Horo. Me këtë rezultat, ata u japin mundësinë Juventusit e Mançester Junajtid që të luajnë më të qetë ndeshjen mes tyre, pasi janë të shkëputura nga dy ekipet që mbajnë vendet e fundit në renditjen e grupit.