Mbrojtësi spanjoll Marcos Alonso ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean, njofton klubi londinez.
Mbrojtësi i majtë është duke shijuar një sezon të shkëlqyeshëm deri tani, dhe tani ka nënshkruar kontratë të re me kohëzgjatje deri më 2023.
Që prej se iu ka bashku klubit nga Fiorentina në vitin 2016, Alonso i ka bërë 92 paraqitje për të kaltrit, duke i shënuar 15 gola dhe dhuruar 11 asisite, dhe këtë si mbrojtës.
“Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu dhe do të vazhdoj të luaj për njërin prej ekipeve më të mira në botë”, tha Alonso për uebsajtin e klubit.
“Kam pasur dy sezone shumë të mira dhe pres edhe shumë tjera”, shtoi ai.