Marcelo largoi zërat e merkatos me një finalizim shumë të bukur ndaj Viktoria Plzen në Champions League për t’u treguar të gjithëve se ai është i lumtur te Reali i Madridit dhe nuk e mendon aspak largimin edhe pse mediat e lidhin të ardhmen e tij me një transferim të mundshëm te Juventusi.
Në një intervistë pas sfidës ndaj skuadrës çeke, braziliani kishte një mesazh edhe për gazetarët.
“Është e vështirë kur nuk fitoni, por ju flisni për një krizë, sepse doni ta lëndoni këtë skuadër, të gjithë ju, gazetarët, përpiqeni të na lëndoni. Ndoshta kjo vjen nga zilia, sepse nuk dini të luani futboll”.
Më pas Marcelo i doli në mbrojtje Julen Lopeteguit, duke shmangur kritikat për trajnerin e Los Blancos.
“Sipas mendimit tim, ai është duke bërë një punë fantastike”.
Pavarësisht se mori një goditje në sfidën ndaj Plzen, braziliani ka qetësuar të gjithë ambientin madrilen duke theksuar se në El Clasicon e kësaj fundjave do të jetë.
“Ndihem mirë tani, kam marrë një goditje gjatë lojës, por gjyqtarët duhet t’i shohin këto gjëra”.