Asistenti i trajnerit të futbollit në Universitetin e Harvardit ka thënë se i mirëpret dyshen e mbrojtjes së Juventusit.
Pas fitores 1-0 të “Zonjës së Vjetër” në Old Trafford ndaj Manchester Unitedit, Jose Mourinho tha që dyshja duhet të jep ligjërata për mbrojtje në Universitetin e Harvardit.
“Hunda e Chiellinit, e cila është thyer qindra herë, mund t’i dhurohet shkencës”, ka thënë Francesco D’Agostino.
“Për Bonuccin duhet ta mbajmë një ligjëratë psikologjie, pasi që rrugëtimi nga Juventusi në Milan e prapë në Juventus mund t’ia ketë krijuar një personalitet të dyfishtë”.
“Shakatë anash, pajtohem me Jose Mourinhon, të dy janë akademikë të mbrojtjes, nëse ata do të ishin në ekipin tim, atëherë do të pranonim më pak gola”.