Ndonëse ka kaluar një sërë problemesh fizike, Armando Vajushi e ka rimarrë veten dhe tashmë është një nga lojtarët e dobishëm të skuadrës së Pro Vercelli-t në Itali.
27-vjeçari nga Shkodra pritet që në merkaton e janarit të ndërrojë ambient, sepse mund të transferohet në Rumani te CFR Cluj.
Kryesuesja e kampionatit rumun ka shprehur interesimin për ‘bomberin’ shqiptar të lindur në vitin 1991.
Në të shkuarën e tij Vajushi ka luajtur për Chievo-n, Livorno-n dhe Avellino-n, ndërsa Cluj nuk përjashtohet se mund të jetë skuadra e re në karrierën e tij. Shkodrani më parë ka luajtur në Bullgari te Litex Lovech, nga ku shpërtheu dhe fitoi një fanellë në kombëtaren kuqezi.
Sipas Tuttomercatoëeb, menaxheri Sokol Haxhia i sulmuesit është në bisedime me klubin rumun dhe transferimi mund të konkretizohet me sukses në janar të vitit të ardhshëm.