Dhunë dhe arrestime në Champions League

E Enjte, 25 October 2018 18:05

Përplasjet e shumta mes policisë dhe tifozëve në një ndeshje në Champions League-n e Afrikës, për pak sa nuk u kthyen në një tragjedi në Tunizi.

Rreth 51 persona kërkuan ndihmën mjekësore pas lëndimeve të marra, ndërsa 12 të tjerë u arrestuan nga policia, në kaosin që shpërtheu në 90-minutëshin mes Esperance dhe Primeiro de Agosto.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha se, 38 policë u lënduan nga goditjet me sende të forta të hedhura prej huliganëve, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rades” të kryeqytetit Tunis. Skuadra vendase Esperance fitoi 4-2 ndaj rivalëve nga Angola, duke u kualifikuar për në raundin tjetër. Por, më shumë sesa rezultati, ishin incidentet që e kthyen këtë sfidë në qendrën e vëmendjes.

Forcat e policisë u detyruan të përdornin gaz lotsjellës, aq sa në një moment sfida u ndalua, pasi futbollistë nuk arrinin të shikonin as topin në fushën e lojës. Ndeshja u zhvillua në stadiumin olimpik “Rades”, me një kapacitet 60 mijë persona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...