Futbollisti brazilian i PSG, pritet të kthehet në Spanjë, ku e kërkojnë Barcelona dhe Real Madridi. Klubi francez është duke menduar për lojtarët që mund të jenë pasues të tij. Për ta zëvendësuar Neymarin, kampionët e Francës tashmë kanë gjetur lojtarin ideal.
Bëhet fjalë për Antoine Griezmann, i cili sipas medieve spanjolle mund të transferohet në verë te PSG.
Klauzola e Griezmann është 150 milionë euro, kurse PSG planifikon ta shesë Neymarin për 220 milionë euro. Klubi francez nuk mund të bëjë asnjë lëvizje pa e shitur fillimisht Neymarin, që ka shprehur pakënaqësinë e tij për të qëndruar në Ligue 1.