Dy fituesit e Botërorit i është thënë nga Niko Kovacse ata do të detyrohen që të kthehen mbrapshtë pasi që janë në garë për të udhëtuar në Mainz të shtunën
Thomas Muller dhe Jerome Boateng janë sfiduar nga trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovas se duhet të luftojnë për ta fituar vendin e startuesit.
Puna e Kovacit vazhdon të jetë subjekt i shumë spekulimeve derisa Bayerni i është kthyer fitoreve pas katër ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat.
“Pas pushimit të ndeshjeve të Kombëtarëve ne kemi vendosur formacion që ka luajtur dy ndeshjet e fundit. Ne ja kemi dal mirë në të dyja ndeshjet”, ka thënë ai, duke preferuar Arjen Robben dhe Serge Gnabry si anësor të sulmit para Muller-situata e të cilit është komplikuar edhe më shumë pas kthimit në stërvitje të Franck Ribery.
“Ne jemi të lumtur, madje edhe ata që nuk kanë luajtur. Kjo është ajo që po ndodh në këto momente. Kjo nuk do të thotë që Thomas mos të luaj ndeshjet e ardhshme”.
“Ne kemi bërë një vendim kur luajmë çdo ndeshje. Ai ende është i mirë në stërvitje dhe miqësor. Gjithçka është në kontroll”.
“Në ndeshjet e tona të para. Bëra një ndërrim edhe në mbrojtje. Tani, në dy ndeshjet e fundit kemi të njëjtin formacion dhe kemi bërë punë të mirë. Edhe Jerome po stërvitet shumë mirë. Nuk mund të them tani se çfarë ndryshimesh do të bëj nesër”.
Niklas Sule është bërë partner i Mats Hummels në mbrojtje, një partneritet që po i sjell fitore Bayernit.
“Mendoj që nuk kemi një situatë të keqe mes lojtarëve. Lojtarët të cilët janë në bankë tani e dinë që duhet të punojnë shumë që të kthehen në formacionin startues”.