Fyen kosovarët, UEFA i dënon keq rumunët

Premte, 26 October 2018 16:15

Federata e Futbollit të Rumanisë është dënuar sot nga UEFA pasi që kishin bërë thirrje raciste kundër Kosovës në ndeshjen në Bukuresht kundër Serbisë

Federata e Futbollit të Rumanisë është dënuar më 50 000 euro për kore raciste të tifozëve dhe për 23 mijë euro për shkak së tifozët kanë pushtuar fushën dhe kanë ndezur fishekzjarre në stadiumin kombëtar të Bukureshtit.

Rumania do të luaj ndeshjen e radhës pa praninë e tifozëve dhe FFR është dënuar pasi që tifozët e tyre kanë bërë kore raciste dhe kanë bartur banera gjatë ndeshjes me Serbinë në Ligën e Kombeve. Këto gjëra nuk i toleron UEFA dhe e ka dënuar shumë rëndë atë.

UEFA ka thënë sot së FFR është dënuar më 50 000 euro për koret raciste të tifozëve dhe 23 mijë euro për pushtimin e fushës nga tifozët dhe ndeshjen e fishekzjarrëve në stadiumin kombëtar në Bukuresht.

Në arsyetimin e tyre UEFA ka shkruar e ata bënë ‘kore raciste’ duke u përfshirë në konfliktin me fqinjët e tyre Hungarinë kur Kombëtarja e tyre luajti 0-0 kundër Serbisë më 14 tetor.

Tifozët e Rumanisë po ashtu kanë mbajtur baner që lidhin refugjatët me terrorizmin ndërkaq në një video në rrjetet sociale ata shihen duke përdorur slogane dhe bërtitur kundër Kosovës dhe kosovarëve gjatë kësaj ndeshje.

Ndeshja e radhës e Rumanisë në Ligën e Kombeve është më 17 nëntor, e cila do të luhet pa tifozë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...