27-vjeçari ka vendosur veten në mesin e portierëve më të mirë të botës që kur u largua nga Atletico Madrid për tu bashkuar me United në vitin 2011, duke fituar titullin si lojtari më i mirë i klubit në katër nga pesë sezonet e fundit.
De Gea ka qënë pranë largimit drejt Real Madridi në vitin 2015, por lëvizja nuk ndodhi dhe lojari i Kombëtares së Spanjës nënshkroi një marrëveshje me Unitedin deri në vitin 2019 me mundësinë që ta zgjasë atë me një vit shtesë.
Thibaut Courtois shkoi në verë në Bernabeu rritur shpresën brenda klubit që ata mund të bien dakord për një kontratë të re me De Gea, por menaxher Mourinho është i pasigurt në lidhje me të ardhmen e Spanjollit.
"Nuk jam i sigurt," tha bosi i Unitedit për Sky Sports përpara ndeshjes së së dielës kundër Evertonit.
'Por unë nuk jam edhe ... si thoni të kundërtën e besimit?
"Unë nuk jam i shqetësuar. Unë nuk jam më shumë i shqetësuar. Unë nuk mund ta gjej fjalën në gjuhën angleze.
'Le të shohim se çfarë ndodh. Vetëm klubi, Davidi dhe njerëzit e Davidit mund t'i përgjigjen kësaj.
"Komenti im është vetëm një: të gjithë e dinë se sa i mirë është, të gjithë e dinë se sa i rëndësishme është për Manchester Unitedin.
"Dhe nëse Manchester United dëshiron të jetë më mirë se tani dhe jo më keq se sa është tani, padyshim që do të ishte shumë e rëndësishme për ta mbajtur Davidin".