Juventusi siguroi një fitore të rëndësishme dhe të vështirë mbrëmë përballë Empolit në kampionatin italian duke e mundur me rezultatin 2-1, pasi Empoli kishte kaluar i pari në avantazh.
Kjo ndeshje ishte një nga më të mirat për Ronaldo që në momentin që kaloi në ekipin italian, pasi arriti të shënojë dy gola, i dyti supergol nga jashtë zone, duke e çuar topin në trekëndësh dhe duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit për ta ndalur.
Por argjentinasi Dybala i cili në këtë ndeshje luajti si kapiten pas daljes jashtë të mbrojtësit juventin Giorgio Chiellini i kënaqur me atë që kishte bërë Ronaldo ka postuar një foto krah tij ku shkruan: “Asnjëherë nuk harrohet ndeshja e parë si kapiten”.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është fakti se në prapaskenë të fotos vihet re një afishe ku listoheshin të gjitha rutinat që lojtarët e Juventusit duhet t’i përdornin gjatë ndeshjes për gjuajtje të lira.