Nëse ka diçka që e qetëson trajnerin Hulen Lopetegui përpara ndeshjes me Barcelonën, është bilanci i tij me trajnerin Ernesto Valverde. Sepse në të dyja rastet që kanë qenë përballë njëri-tjetrit, ka fituar ai që sot është trajner i Realit.
Në atë kohë, Hulen kishte drejtimin e Portos dhe Valverde atë të Bilbaos. U përballën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2014-2015 dhe Porto i fitoi të dyja ndeshjet. Sot do të luhet sfida e tretë mes tyre. Ata janë përballur edhe si lojtarë (Lopetegui portier) dhe këtë herë kanë fituar secili nga një ndeshje. Por sot në Barcelona-Real Madrid, historia vlen aspak.