Pas humbjes së babait të tij, të cilit i qëndroi pranë deri në ditën e fundit të jetës, duke mos pranuar të angazhohej me ndonjë klub gjatë merkatos së verës tëë këtij viti, Naser Aliji ka bërë zyrtarisht publik kalimin te skuadra Dinamo e Bukurestit.
Mbrojtësi kombëtares sonë, përmes një postimi në Instagram konformoi lajmin e shumëpërfolur për kalimin e tij në kampionatin Rumun.
Për momentin, Dinamo Bucuresti është në një pozicion mjaft delikat në klasifikimin e “Liga I” të Rumanisë. Më konkretisht, ajo pozicionohet e 12-ta nga 14 skuadra gjithsej, sepse ka grumbulluar vetëm 8 pikë në 13 ndeshje të luajtura. Përforcimet janë shpresa e trajnerit Mircea Rednic për të dalë nga zona e ftohtë e mbijetesës.
I dalë nga FC Basel, Aliji shkoi në Bukuresht si lojtar i lirë. Herën e fundit ai luajti për Virtus Entella. Aliji nuk ka angazhim me ndonjë skuadër që nga vera, kur i vdiq i ati dhe ai preferoi të qëndronte pranë familjes. Për ekipin kombëtar të Shqipërisë, ai ka luajtur 11 ndeshje. 400 mijë euro është vlera e tregut e tij./55news.al