Sulmuesi i kombëtares së Danimarkës, Nicklas Bendtner, është dënuar nga gjykata daneze me 50 ditë burg, pasi u shpall fajtor për agresion.
Ish-lojtari i Arsenalit dhe lojtar i aktual i Rosenbborg i theu nofullën një taksisti, pasi ishte i pakënaqur për çmimin që duhet të paguante.
Bendtner kishte dalë për të festuar në Kopenhagën bashkë me të dashurën dhe u zu me taksistin për tarifën prej 6 eurosh që duhej të paguante.
Ngjarja ndodhi në shtator dhe sot gjykata e shkallës së parë mori vendimin. Vetë avokati i lojtarit tha se ai do ta apelojë vendimin, kështu që ndaj tij nuk u mor masa e arrestit. Ai i ka kërkuar falje të dëmtuarit, të ciline qëlloi me grusht dhe shkelma dhe kërkoi që akuza të pushohej, por gjykata e dënoi, pasi pa videon e filmuar në taksi. Klubi i Rosenborg-ut mbështeti lojtarin edhe pse shprehu qëndrim kundër ndaj dhunës.
“Ne mendojmë se nuk është diçka e mirë për klubi dhe Nicklas-in, por ai ngelet një futbollist i yni. Ne do ta mbajmë atë”, tha drejtuesi i skuadrës, Tove Moe Dyrhaug.