Tifozët e Vllaznisë, homazhe për ish-presidentin

Saturday, 03 November 2018 08:47

Skuadra e Vllaznisë është një skuadër me histori në futbollin shqiptar ndërsa klubi shkodran momentet më të mira i ka kaluar kur rolin e presidentit e mbante Myftar Çela.

Edhe pse ka vite që ka ndërruar jetë, ai nuk harrohet lehtë nga tifozeria e klubit shkodran. Ditën e sotme një grup i tifozëve ultras të Vllaznisë në shenjë mirënjohje janë mbledhur për të kryer homazhe pranë varrit të të ndjerit.

Vllaznia ultras

Ndërsa ata kanë bërë edhe një reagim në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” ku shfaqin krenarinë e tyre për ato vite “të arta”.

Postimi i plotë:

Presidenti nga Malësia që i tregoi Shqipnis kush asht VLLAZNIA!

Gjithmone e kena kujtu, por u deshten me ardh keto kohna te veshtira per me iu rrit vlerat edhe ma shume. Meriton shume ma shume sesa veç me t’kujtu dhe me ta vizitu varrin por kta jane mundesit tona per momentin. Tifoza qe jena sulmu gjithmone nga Policia e Shkodres dhe nga Politika meqe kurre s’jena ba pal me to. Ne fund kjo Politik na e shkaterroj edhe ekipin e futbollit. Te gjitha partite politike u banen bashke, njerzit ma nevitore u mblodhen ne Shkoder dhe e rrezunen emblemen e Futbollit Shqiptar.

Erdhen shume presidenta mbas tij por asnji si Myftari. Asnji nuk la shenje, duhet theksu qe edhe e perdoren politikisht. Mashtrusa te nivele ma te larta, moren votat dhe e lane ne meshire te fatit.

Fjalet per veprat tuja nuk marojne kurre. Sot jena te vetdijshem qe nuk mjaftojne edhe 1000 shkrime per ty. Ti meriton ate qe dijne Ultrasit me ba ma mire, 1 koreografi te madhe ne “Loro Boriçi” dhe poshterim per te gjithe ata qe ta çunen ekipin e zemres ne kete gjendje.

President, gjithmone ne zemrat tona!

Vllaznia ultras

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...