Luhet pas pak në kryeqytet, takimi i javës së 11-të mes Partizanit dhe Kamzës. Në “Selman Stërmasi”, luhet pa tifozë, pas dënimit me 2 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, pas banderolës raciste të hapur në stadium në ndeshjen ndaj Skënderbeut.
Ekipi i Gegës kërkon të reagojë pas humbjes me korçarët javën e kaluar, ndërsa Duro dhe të besuarit e tij janë në një gjendje kritike për pikë, dhe sfida parashikohet mjaft e luftuar. Tek të kuqtë, braziliani Lukas grumbullohet për herë të parë në 18-she, që nga prilli i kaluar, ku pësoi edhe një dëmtim. Trashi rikthehet si titullar pas pezullimit nga klubi, ndërsa nga minuta e parë edhe nis edhe Çinari.