Zbulohet arsyeja se përse Ronaldo e la Barcelonën për Interin

Tuesday, 06 November 2018 11:26

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ka zbuluar se Ronaldo nuk kishte dashur të largohet nga klubi katalonas, megjithatë Interi i kishte bërë agjentëve të tij një ofertë më të mirë dhe për këtë arsye ai ishte transferuar në Itali.

Braziliani Ronaldo është shkruar në histori si një ndër lojtarët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Camp Nou, përkundër që e kishte kaluar vetëm një sezon atje. Në sezonin 1996/97, Ronaldo i shënoi 47 gola në 49 ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Një vit më vonë, Barcelona tentoi t’ia vazhdojë Ronaldos kontratën me klubin, megjithatë oferta e Interit prej 22.3 milionë eurosh bëri që braziliani të mos e nënshkruante kontratën e ofruar nga katalonasit.

“Ronaldo dëshironte të qëndronte në Barcelonë, ishte i lumtur dhe dëshironte ta rinovonte kontratën. Ne madje kishin arritur të pajtohemi me një kontratë me lojtarin dhe dy agjentët e tij. Në orën tre pasdite, ne vendosëm të dilnim për të ngrënë bukë dhe ta festojmë rinovimin e kontratës së Ronaldo, dhe pastaj mendonim të ktheheshim në zyrë për ta nënshkruar marrëveshjen e arrirë”, ka thënë Gaspart.

Përderisa Gaspart dhe kolegët e tij ishin duke e festuar rinovimin e kontratës së brazilianit, dy agjentët e lojtarit ishin duke e planifikuar në mënyrë sekrete largimin e tij nga klubi për në Barcelonë.

“Ne madje festuam me shampanjë për marrëveshjen e arrirë. Ky ishte një gabim sepse nëse nuk do të kishin dalë dhe do ta kishim nënshkruar menjëherë marrëveshjen e arrirë, atëherë Ronaldo do të kishte qëndruar në Barcelonë”, është shprehur Gaspart.

“Njëri nga agjentët e lojtarit u largua për rreth gjysmë ore për të një telefonatë. Atëherë, ne nuk i kushtuam rëndësi mungesës së agjentit. Kur u kthye, ai na kërkoi falje, e piu një kafe dhe na uroi për marrëveshjen e arrirë”.

“Që nga momenti kur shkuam në zyrën e presidentit, agjentët filluan të diskutojnë për pengesa të ndryshme, ata i thanë Ronaldos të shkonte në shtëpi dhe se ata do ta thërrisnin atë për të nënshkruar. Unë i pyeta nëse nuk dëshirojnë ta rinovojnë kontratën. Ata insistuan se donin ta bënin një gjë të tillë, por donin ta rinegocionin kontratën për t’i rritur përfitimet financiare”.

“Kur në filluam t’i renegocionim pikat që ata i kërkonim, u bë e qartë se agjenti dëshiron që Ronaldo të shkonte në San Siro. Sapo arrinim marrëveshje për pesë kërkesat e tyre, ata e bënin edhe një të gjashtë, pastaj një të shtatë e kështu me radhë”.

“Duke qarë, Ronaldo më tregoi se atij i vinte keq, por agjentët e tij e kishin një ofertë shumë më të mirë sesa ajo e jona dhe se opsioni më i mirë për të gjitha palët ishte që ai të shkonte në një klub tjetër për më shumë para”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...