Mosfutja e Shaqirit në ndeshjen me Beogradin temë në Gjermani

Tuesday, 06 November 2018 14:28

Mediat gjermane i kanë kushtuar vëmendje lënies jashtë loje të futbollistit Xherdan Shaqiri nga trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp në ndeshjen me Ylli i Kuq të Beogradit.

Gazeta gjermane "Dië Welt i kushton artikullin me titull "Armiku shtetëror Nr.1" vendimit të trajnerit të Liverpoolit, Jürgen Klopp për të mos e marrë me vete në Beograd, futbollistin me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri. "Xherdan Shaqiri mezi e priste ndeshjen kundër Yllit të Kuq të Beogradit...por për shumë tifozë serbë futbollisti i kombëtares zvicerane, Shaqiri është për shkak të origjinës së tij, 'persona non grata', Huliganët e Yllit të Kuq, të njohur për rastet e dhunës duket se i kishin përgatitur një pritje të veçantë lojtarit. Nga koret tipike 'vdekje shqiptarëve' deri tek aksionet që mund të çonin në ndërprerjen e lojës, gjithçka ishte e mundur...Për shkak të huliganëve u dorëzua edhe Liverpooli. Trajneri, Jürgen Klopp vendosi të mos e marrë Shaqirin të martën në Beograd."

Klopp e argumentoi vendimin me përqëndrimin 100% tek loja dhe jo tek gjëra të tjera. "Por këto janë fjalët zyrtare diplomatike të një funksionari të sportit. Nën to fshihen shtresat e urrejtjes, keqdashjes, krimeve të një lufte ende të patrajtuar plotësisht. Nuk bëhet fjalë për lojën mes FC Liverpool dhe Yllit të Kuq të Beogradit. Bëhet fjalë për poshtërimin që Shaqiri u bëri serbëve në Kampionatin Botëror të Rusisë, të cilin ata nuk ia kanë falur."

"Në Beograd më mirë pa Shaqirin"

Edhe gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në një artikull me titull "Në Beograd më mirë pa Shaqirin" i kushton vëmendje lënies jashtë të futbollistit të njohur, Xherdan Shaqiri që lindi në Kosovë dhe u largua nga vendi në moshën 4 vjeçare. Klubi i trembet armiqësisë së tifozave serbë, shkruan FAZ. "Klopp theksoi se Liveropooli nuk ka asnjë lloj mesazhi politik. Prandaj duam t'i mënjanojmë 'të gjitha devijimet' në një garë që 'është e rëndësishme për futbollin e vetëm për futbollin'. Revista "Stern" po ashtu thekson se nga frika e akteve të dhunës, trajneri gjerman i Liverpoolit, Klopp nuk e merr Shaqirin në Beograd. "Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulime dhe fjalë se si mund të pritej Shaqiri." la/(faz,stern,welt)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...