Shtëpia e futbollistit të Barcelonës, Xhordi Alba është vjedhur ditën e hënë. Dëshmitarët tregojnë se hajdutët hynë në kopsht dhe u ngjitën në katin e dytë të banesës.
Familjarët e mbrojtësit ishin në katin e parë të shtëpisë. Policia katalane mori një telefonatë pak përpara orës 20:00. Hajdutët u hodhën nga kati i dytë dhe u larguan.
Përveç tyre dyshohet se edhe një automjet është i përfshirë në ngjarje. Gjithashtu sipas raportimeve nuk dihet ende shkalla e dëmit në banesë, shkruan Panorama Sport.