Loret Sadiku, lojtari “Ping Pong”

E mërkurë, 07 November 2018 13:45

“Jam gati të luaj me Shqipërinë”… “Jam gati të përfaqësoj vendlindjen time, Kosovën”… “Nëse do të më vinte thirrja nga Suedia, do të pranoja”. Nuk i kanë thënë tre futbollistë të ndryshëm por vetëm njëri. Quhet Loret Sadiku dhe luan te Kasimpasa. Dikur mbrojtës, sot i improvizuar mesfushor në Turqi, aty ku është duke shkëlqyer dhe ka arritur formën më të mirë.

Një kameleon që ndryshon ngjyrë, flamur por sidomos që di të përshtasë deklaratat.  Praktikisht, “ping pong” sipas interesit, ku t’i leverdisë.

Historia

Në fillim e thërriti Shqipëria. Ishte De Biasi ai që pas udhëtimit të bërë në Suedi do të dallonte mbrojtësin, duke i dhënë një mundësi. Pasaportën shqiptare, Sadiku, që ka lindur në Prishtinë, e mori në vitin 2013, pra pesë vjet më parë. Një thirrje për të, për miqësoren ndaj Bjellorusisë, por një dëmtim do të bënte që të dilte jashtë liste për të mos u kthyer më…

Karriera e tij mes kalvarit të dëmtimeve dhe formës jo të mirë bëri që të humbiste nga radarët, deri kur në datën 2 mars 2014, pra thuajse më shumë se një vit nga thirrja e Shqipërisë, do të zbriste në fushë me Kosovën, ndaj Haitit. Një ndeshje jo e konfirmuar nga FIFA.

Pra, miqësore në pritje të dritës jeshile që do të vinte më vonë. Nga aty, katër ndeshje me Kosovën. Ndërkohë, karriera e tij kishte kaluar mes Suedisë (Varnamo dhe Helsinborg) në Turqi (Mersin dhe Kasimpasa). Pikërisht në gusht të dy viteve më parë, për 2 mln euro, do të transferohej te Kasimpasa, që e bleu te Mersin.

Gjashtë vjet më parë, Sadiku ishte te Shpresat e Suedisë, pra kombëtarja U-21, duke shkëlqyer. Madje, u morr në konsideratë edhe për kombëtaren e madhe, që nuk do ta thërriste kurrë. Sadiku, një suedez, kosovar dhe shqiptar. Mjafton t’i vijë ftesa dhe është gati të veshë fanellën që i jepet.

Këtë herë e thërriti Panuçi, në mungesë mesfushorësh. Ndoshta, në të ardhmen, do ta thërrasë Suedia. Ndërkohë, fakti që ai ende mund të zgjedhë ku të luajë ka të bëjë me aktivizimin e tij: kurrë asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën, vetëm miqësore. E vetmja ndeshje zyrtare është me Suedinë U-21 dhe kaq. Me Shqipërinë, nëse luan ndaj Skocisë, ping-pongu do të ketë marrë fund, raportojnë mediet shqiptare. 

Modifikuar më E mërkurë, 07 November 2018 13:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...