Si e “dribloi” Manchester City “Fair Play”-n financiar?

E mërkurë, 07 November 2018 14:56

Manchester City mësohet se ka ndërhyrë për të anashkaluar këtë rregull, nëpërmjet një projekti sekret të quajtur “Longbow”.

Ndërkohë, në dokumentet e zbuluara nga “Football Leaks” dhe të publikuara nga “Der Spiegel” tregohet se, Manchester City pagoi një pjesë të të drejtave të imazhit të futbollistëve të tij nëpërmjet një kompanie tjetër, duke thyer rregullin e “Fair Play”-t financiar.

Bëhet fjalë për kompaninë “Fordham Sports Managment”, e drejtuar nga David Rowland dhe djali i tij Jonathan. Ajo bleu këto të drejta imazhi, por ishte pronari i klubit, sheiku Mansour, që çdo vit nëpërmjet kompanisë “Abu Dhabi United Group” i kalonte në mënyrë sekrete nga llogaria e tij plot 11 milionë paund te familja Rowland, për të drejtat e imazhit, duke i dhënë mundësinë Manchester Cityt që të mbulojë këto shpenzime.

Ende nuk është i qartë nëse projekti “Longbow” është i ligjshëm apo jo, por edhe nëse është i paligjshëm, Manchester City mund t’i shpëtojë sanksioneve, nëse konfirmohet që dokumentet dhe “e-mail”-et e publikuara janë siguruar në mënyrë ilegale.

Vlen të kujtohet se Mansour është akuzuar më parë se ka investuar 59.5 milionë paund, nga 67.5 milionë, në akordin mes Manchester Cityt dhe “Etihad Airways”. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...