Një mbrëmje magjike e kaluar me tifozët për Paul Pogba, i cili pasi kreu testin anti-doping brenda ambienteve të stadiumit, u kthye me tifozët e Manchester United për në Britaninë e padhe pas fitores kundër Juventus-it.
Sipas raportit të “Daily Mail”, mesfushori francez, nuk ka arritur që të kapë kohën e fluturimit bashkë me skuadrën. Asnjë prapaskenë merkatoje apo shpjegim nostalgjie. Procedurat anti-doping kanë qenë të gjata për francezin, i cili shkoi në aeroport një orë pas të tjerëve dhe kështu që humbi fluturimin. Për këtë arsye ai hipi në të njëjtin aeroplan me tifozët e “Djajve të Kuq”.