Liverpooli ka marrë kreun në Premier Ligë duke e mposhtur Fulhamit 2 me 0 në xhiron e 12-të.
Në këtë ndeshje shkëlqeu ylli shqiptar Xherdan Shaqiri që realizoi golin e dytë. Ai shënoi në minutën e 53-të.
Golin e parë e shënoi Mohamed Salahu në minutën e 41-të.
Liverpooli ka arritur në kuotën e 30 pikëve pas 12 ndeshjeve dhe është në pozitën e parë. Një pikë më pak ka Manchester City që më vonë luan me Manchester Unitedin.