Kastrioti është rikthyer te fitorja pas 7 takimesh, teksa ka mposhtur Kamzën me shifrat e thella 3-0.
Heroi i takimit ishte padiskutim Xhunjor, i cili shënoi një dopietë personale ndaj kryeqytetasve. Për të zhbllokuar takimin, brazilianit iu desh edhe një pakujdesi në mbrojtjen mike, pasi një devijim i pafalshëm i mbrojtjes gjeti të papërgatitur gardianin Avdyli.
Goli i pësuar goditi psikologjikisht Kamzën, që pas pak minutash pësoi edhe golin e dytë. Këtë herë ishte Chihmuchem i cili realizoi me një goditje potente në hyrje të zonës.Në minutën e 67-të Xhunjor shënoi të tretin për këtë takim dhe të sigurisë. Pas kësaj fitoreje Kastrioti koleksionon 3 pikëshin e dytë në këtë sezon, ndërsa mban vendin e fundit me 7 pikë. Ndërkohë pas kësaj humbjeje, Kamza pozicionohet një vend më lart me 8 pikë.
Fitore arriti dhe Luftëtari që mposhti me përmbysje Tiranën 2-1.
Golit të Sentamu në minutën e 36-të iu përgjigj Shkurtaj me penallti dhe Dunga në pjesën e dytë, duke i dhënë 3 pikë jetike gjirokastritëve. Me këtë fitore bluzinjtë ngjiten në vendin e 7-të me 10 pikë, +3 nga Tirana e një vendi më poshtë.