Rikthimi në fushë i Lionel Messit "ka ndikuar" negativisht te Barcelona që ka pësuar humbjen e parë pas 9 takimesh radhazi. Edhe pse e gjeti në dy raste rrugën e rrjetës, katalanasit u dorëzuan pa kushte 4-3 ndaj Real Betisit, që pas performancave pozitive ndaj Milanit "shpartalloi" Barcelonën e Ernesto Valverde.
Edhe pse rastet më të pastra i kishte Barcelona, ishin miqtë që gjetën rrugën e rrjetës. Junior kaloi në avantazh Betis, ndërkohë që Joaquin dyfishoi shifrat. Megjithatë "pleshti" Messi tentoi të rikthejë në lojë Barcelonën, pasi ekzekutoi saktë një 11 metërsh.