Fitore arriti dhe Skënderbeu që mban në presion "demat e kuq". Korçarët mundën minimalisht Flamurtarin, me Shehin që fiton "derbin" me mësuesin e tij. Goli me vlerën e 3 pikëve mban firmën e mesfushorit sulmues Dejvi Bregu.
Pas javës së 13-të të Superligës, Partizani qëndron në krye me 31 pikë, ndërkohë që ndiqet nga Skënderbeu me 2 pikë më pak. Sa i përket Laçit, kurbinasit regjistrojnë humbjen e tretë në kampionat, teksa mbajnë vendin e 3-të me 22 pikë. Flamurtari qëndron i 6-ti me 19 pikë.
Siparin e kësaj jave e mbyll takimi i programuar për nesër Kukësi-Teuta.