Skuadra e Partizanit vijon marshin prej kryesuesi, pasi në takimin e sotëm “Demat e Kuq” fituan në shifra minimale me Laçin me golin e shënuar nga Bardhi.
Skuadra kryeqytetase vijon rrugëtimin në krye të Superligës me 31 pikë, ndërsa ndjekësi i vendit të dytë Skënderbeu ka dy pikë më pak. Ndeshja e Partizanit me skuadrën e Laçit nuk prodhoi shumë raste, ndërsa llogaritja e përgjithshme tregon se ky takim nuk ishte në agresivitetin e duhur.