Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj është larguar nga grumbullimi i përfaqësueses përpara sfidës së mbrëmjes së sotme në miqësoren ndaj Uellsit. Burime nga federata Shqiptar e Futbollit bëjën të ditur se, sulmuesi i Albacete-s në Spanjë është larguar nga grumbullimi për shkak të gripit. Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të zbresë sot në orën 20:00 në “Elbasan Arena” për t’u ndeshur ndaj Uellsit. Kjo miqësore vjen pas humbjes në “Loro Boriçi” ditën e shtunë ndaj Skocisë me rezultatin 4-0. Shqipëria ndaj Uellsit ka nevojë për një reagim, megjithëse do të jetë pa sulmuesin titullar të ndeshjes më Skocinë, Rey Manaj. Sfida ndaj Uellsit nuk është një ndeshje e lehtë, pasi yllli i skuadrës është Gareth Bale. Uellsi renditet i 18-i në botë, edhe pse rezultatet e fundit nuk i ka pasur pozitive, me 3 humbje në 4 ndeshjet më të freskëta. Uellsi është një provë e fortë, sidomos për Shqipërinë, që nuk shënon gol prej katër ndeshjesh, ndërkohë që është ndëshkuar në tetë raste.