Luhet kategoria e Parë, ja rezultatet

Saturday, 24 November 2018 17:49

Vllaznia ka marrë tre pikë me mjaft vlera në Peshkopi kundër Korabit. Një takim i mbyllur me rezultatin 1-2, ndërkohë që vendasit kanë kontestime për gjykimin. Olsi Gocaj ishte ai që shënoi i pari për shkodranët, ndërkohë që Zhunior në të 23’ nuk shënoi dot nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fundin e pjesës së parë Kovaçi barazoi shifrat në 1-1. Në të dytën dibranët pretendojnë për një penallti, por nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari Ziri. Kur takimi po shkonte drejt fundit, kapiteni Gilman Lika shënoi golin që i dha fitoren Vllaznisë.

Erzeni ndjek shkodranët në renditje, pasi në Fushë-Kruja ia kanë dalë të fitojnë 0-1 me Ilirinë. Konduri në fund ishte autori i golit. Dinamo nuk ka fituar dot në Shkodër me Veleçikun, edhe pse në fillim mund të realizonim me penallti. Gjithçka në “Reshit Rusi” u mbyll 0-0.

Në Pezë-Helmës ka sherr masiv, ndeshja është 1-0 për Vorën. Ka përplasje mes lojtarëve të të dy ekipeve, me forcat e sigurisë që e kanë të pamundur të menaxhojnë situatën. Kështu ndeshja është mbyllur nga arbitrat. Ka festuar Burreli, që me një gol të shënuar nga Xhixhiua ka marrë pikët e plota kundër Besëlidhjes.

Kategoria e Parë – Java 10

GRUPI A
E shtunë, më 24 nëntor 2018, ora 14:00
Korabi-Vllaznia 1-2
Shënues: Kovaçi 45+2′ / Gocaj 15′, Lika ’89
23′ Zhunior nuk shënoi me penallti për Vllazninë
Iliria- Erzeni 0-1
Shënues: Konduri 89′
Veleçiku-Dinamo 0-0
4′ – Portieri i Veleçikut, Zamir Vjerdha, ka pritur penalltinë e gjuajtur nga Nuriu
Vora-Shënkolli 1-0
Shënues: Mziu 87′
Burreli-Besëlidhja 1-0
Shënues: Xhixhiua 64′

Bylisi ka fituar me Egnatian në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0. Antoni dhe Peposhi ishin autorët e golave. Lushnja dhe Apolonia kanë shënuar nga tre herë në portat e Tomorit dhe Turbinës, duke marrë pikët e plota.

Bakalli dhe Hysenshahaj ishin protagonistë për fierakët, me tre golat e realizuar. Taullau, Baze dhe Sefa shënuan golat e Lushnjës . Elbasani ka marrë fitoren e parë sezonale kundër Orikut. Verdheblutë i nderoi sulmuesi nigerian Ezike, i cili shënoi në fillim të pjesës së dytë.

GRUPI B
E shtunë, më 24 nëntor 2018, ora 14:00
Apolonia-Turbina 3-0
Shënues: Bakalli 18′, Hysenshahaj 55′, 74′ (pen.)
Lushnja-Tomori 3-0
Shënues: Taullau 35′, Baze 42′, Sefa 60′
Bylis-Egnatia 2-0
Shënues: Antoni 63′, Peposhi 78′
Elbasani-Oriku 1-0
Shënues: Ezike 53′

E diel, më 25 nëntor 2018, ora 14:00
Besa-Pogradeci

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...