Pas reshjeve të shiut, finalja e dytë e Kupës Libertadore është karakterizuar nga "rreshje gurësh". Objektiv ka qënë autobusi i skuadrës së Boca Juniors, i cili është bërë tabelë qitjeje për tifozët e River Plate. Autobusi pësoi dëmtime të shumta, me disa nga dritaret që u shkatërrua nga objektet që u hodhën në automjet .Në mënyrë që të përpiqej të shpërndante tifozët, policia përdori gaz lotsjellës, megjithatë ai hyri në autobus dhe disa nga lojtarët e Boca ishin prekur dhe po kolloheshin. "Operacioni ishte një dështim ",- tha drejtori sportiv i Bocas, Horacio Paolini. Finalja e Kupës Libertadore është programuar për tu luajtur sot në stadiumin e River Plate, "Estadio Monumental". Ndeshja e parë u mbyll me rezultat 2-2.